MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministria e Bujqësisë anulon listën e zezë të fermerëve për vitin 2014 dhe 2015 – ata do të kenë të drejtë aplikimi për subvencione këtë vit

11.05.2016

Të gjithë fermerët që kanë hy në listën e zezë të Agjencisë së Zhvillimit të Bujqësisë në vitin 2014 dhe vitin 2015 janë hequr me një vendim të Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, bazuar edhe në rekomandimet e dhëna nga Komisioni i veçantë i ngritur për të rishikuar çështjen e sanksioneve në kuadër të programeve mbështetëse për bujqësi.

Sipas vendimit, aprovohet rekomandimi i këtij komisioni për anulimin e listave të zeza të dy viteve të kaluara dhe obligohet Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, që është përgjegjës për implementimin e programeve për bujqësi, që  të anulojë të gjitha vendimet për futjen e fermerëve në listën e zezë për vitin 2014 dhe 2015 si dhe që përmes mjeteve të informimit publik t’i njoftojë fermerët për këtë vendim dhe të mundësojë aplikimin e tyre për mbështetje në kuadër të Programit për Pagesa Direkte për Vitin 2016.

Ky vendim përjashton të gjithë fermerët ndaj të cilëve zhvillohet procedurë gjyqësore në gjykatat kompetente apo ata për të cilët është ngritur padi për tentim mashtrim.

Ministria, duke qenë se sipas legjislacionit në fuqi këta fermerë nuk kanë pasur të drejtë aplikimi në për subvencione në kuadër të Programit për Pagesa Direkte për 3 vite radhazi, do të hapë një afat të veçantë disa ditor për ta në mënyrë që ata të kenë mundësinë të aplikojnë në programin e sivjetshëm për subvencione.

Në rekomandimin e vet, Komisioni thekson se edhe pse një pjesë e fermerëve qëllimisht provojnë të përfitojnë subvencione duke shkelur rregullat dhe procedurat e përcaktuara nga Programi i Pagesave Direkte të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, një pjesë e konsiderueshme e fermerëve janë vendosur në listën e zezë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB) për shkak të gabimeve teknike nga ana e fermerëve, mungesës së njohurive të mjaftueshme të fermerëve për kriteret dhe procedurat e aplikimit për përfitim të subvencioneve, gabimeve të zyrtarëve komunal në digjitalizimin e parcelave, marrjes me vonesë të njoftimit nga ana e AZHB-se  për vendosje në listë të zezë me ç ‘rast u është pamundësuar ushtrimi i ankesës në AZHB në afatin e përcaktuar ligjor dhe ushtrimi i padisë në gjykatat kompetente.

Masat ndëshkimore për fermerët që tentojnë të mashtrojnë për qëllime përfitimi janë të parapara në Ligjin për Bujqësi, por ministria, për ta qartësuar çdo procedurë, dispozitë ndëshkimore dhe çdo aspekt tjetër do të fillojë hartimin e një rregulloreje të veçantë. Vlen të theksohet se dispozitat ndëshkimore për aplikuesit që tentojnë të mashtrojnë aplikohen në të gjitha vendet.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30