REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Rikalo takon Ministren e Bujqësisë së Gjermanisë, Julia Klockner

20.01.2019

Berlin, 20 janar – Gjatë qëndrimit të tij në Berlin Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo takoi Ministren e Ushqimit dhe Bujqësisë të Gjermanisë, Julia Klockner, gjatë takimit të organizaur nga SWG me ministrat e bujqësisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor. Gjatë këtyre takimeve u bisedua për mundësinë e përkrahjes së Kosovës nga Republika Federale e Gjermanisë përmes projekteve të ndryshme, duke avancuar kështu edhe më shumë sektorin e bujqësisë në vendin tonë.

Ministrja gjermane Klockner u zotua se do të vazhdoj përkrahjen për Kosovën, si dhe do të ndihmoj sektorin e bujqësisë që të avancoj më shumë në procesin e integrimit evropian, konkretisht në mbarëvajtjen dhe përmbushjen e obligimeve që vijojnë nga procesi i MSA.

Ndërkaq, Ministri Rikalo me këtë rast ka falënderuar znj. Klockner për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen që po ofron shteti gjerman për zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë, i cili sipas tij ka qenë shumë konkret përmes Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë dhe GIZ-it gjerman. Kështu, Ministri Rikalo u shpreh i gatshëm për të vazhduar edhe më tej bashkëpunimin me shtetin gjerman për realizimin e projekteve të ndryshme bujqësore, të cilat kanë për qëllim avancimin e sektorit bujqësor sipas praktikave më të mira evropiane.

Takimi i Ministrit Rikalo me homologen e tij gjermane u realizua në kuadër të Panairit Ndërkombëtar “International Green Week” në të cilin po marrin pjesë ministrat e bujqësisë nga vende të ndryshme të botës, me shumicën prej të cilëve Ministri Rikalo pati rastin të takohet dhe të diskutojnë rreth bashkëpunimit dhe avancimit të sektorit bujqësor në nivel të vendit dhe rajonal.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31