MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Peci: Vitin e kaluar gratë fermere i përkrahem me mbi 15 milionë euro

05.03.2024

Prishtinë, 5 mars 2024 – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural gjatë vitit 2023 veprimtaritë bujqësore të grave fermere i ka mbështetur përmes granteve dhe subvencioneve më një vlerë prej 15.2 milionë euro. Këto të dhëna janë bërë publike sot nga Ministri i BPZhR-së, Faton Peci në fjalimin e tij drejtuar grave fermere në Forumin “Roli i Gruas në Bujqësi dhe Zhvillim Rural”, ku pjesëmarrëse ishte edhe Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Në këtë forum, i cili është organizuar nga MBPZhR-ja në bashkëpunim me GIZ-in gjerman kanë marrë pjesë edhe Sekretarja e Përgjithshme e MBPZhR-së, Venera Çerkini, përfaqësuese të Shoqatave Bujqësore të Grave, si dhe gra fermere nga rajone të ndryshme të Kosovës.

Me këtë rast, Ministri Peci duke shpalosur të dhënat e mbështetjes institucionale për gratë fermere, ka theksuar se kjo mbështetje do të rritet në vazhdimësi më qëllim që veprimtaritë e tyre të zhvillohen dhe avancohen edhe më tej.“Vetëm vitin e kaluar vlera e granteve të përfituara nga fermerët gra ka arritur vlerën 7.2 milionë euro, ndërsa kemi pasur 4026 përfituese tek programi për pagesa direkte/subvencioneve për zhvillimin e bujqësisë me gati 8 milionë euro. Ministria e Bujqërisë, në kuadër të skemave të granteve, kemi funksionuar me parimin e diskriminim pozitiv për fermerët gra. Natyrisht, ky nuk është synimi jonë real, por ne jemi këtu për të jetuar një plan të madh, përmes së cilit i japim rëndësinë e duhur bujqësisë, ndërsa roli i gruas pa dyshim se është themelor në gjithë këtë projekt”, ka thënë Ministri Peci.

Po ashtu, ai iu ka bërë thirrje grave fermere për vazhdim të rritjes së pjesëmarrjes në sektorin e bujqësisë, pasi sipas tij roli i tyre është thelbësor për promovimin e barazisë gjinore, duke thyer barrierat dhe stereotipat tradicionale e krahas kësaj theksoi se gratë sjellin perspektiva dhe aftësi unike në praktikat bujqësore.

Në anën tjetër, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, në fjalimin e saj në këtë forum, ka treguar se MPJD-ja është e angazhuar dhe ka strategji për prezantimin jashtë vendit të produkteve kosovare, si verërat, djathi etj.

“Në Ministri të Jashtme kemi një strategji për prezantimin e produkteve jashtë vendit dhe kjo është detyrë e jona që të identifikojmë produktet e mira, por për këtë na duhet edhe ndihma juaj. Produktet bujqësore si vera, djathi e shumë të tjera janë kulturë dhe ne duhet ta promovojmë kulturën tonë”, tha Gërvalla.

Ndryshe, gjatë këtij Forumi gratë fermere kanë pasur mundësinë të bashkëbisedojnë me Ministrin Faton Peci dhe Ministren Donika Gërvalla, me ç’rast ato kanë treguar për sfidat e tyre në ushtrimin e veprimtarive bujqësore, si dhe kanë potencuar që përkrahja e MBPZhR-së përmes granteve dhe subvencioneve ka ndikuar që këto gra t’i avancojnë agrobizneset e tyre.

Organizimi i këtij forumi është bërë për nder të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31