MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Peci: Të përkushtuar për zhvillim!

05.05.2023

Prishtinë, 5 maj 2023 - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ashtu siç edhe kishte planifikuar për këtë javë, që të vizitoj fermën e vëllezërve Beqiraj nga fshati Baballoq i komunës së Deçanit, të cilët mbarështojnë rreth 300 dele e qingja. 

Ministri i BPZhR, Faton Peci i përgëzoi vëllezërit Beqiraj për punën dhe përkushtimin e tyre në kultivimin e racës së deleve autoktone Bardhoka, e cila njihet ndryshe si “delja e bardhë”. “Mbetem i përkushtuar që përmes shembujve të tillë që duhen ndjekur, të hartojmë politika mbështetëse konkrete. Përmes fondit blegtoral me anë të Programit për Zhvillim Rural 2023, synojmë rritjen e drejtëpërdrejt të numrit të bagëtive të imta por jo vetëm, në gjithë territorin e Kosovës”, shtoi me këtë rast z. Peci. 

Në baza ditore, ferma e vëllezërve Beqiraj prodhon rreth 60 litra qumësht dhe 40 kg djathë në ditë. Përveç bylmetit, ata furnizojnë edhe me mish restoranin e po kësaj familje duke përmbyllur me sukses ciklin e prodhimtarisë nga ferma në tryezë. 

Vëllezërit Beqiraj, përpos deleve mbarështojnë edhe rreth 20 lopë e viça. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30