MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Peci takoi ambasadorin e Austrisë, George Schnetzer

16.01.2024

Prishtinë, 16 janar 2024 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci priti sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, George Schnetzer, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë, si dhe për projektet zhvillimore të MBPZhR-së për këtë vit.

Gjatë këtij takimi, Ministri Peci e ka njoftuar homologun e tij austriak edhe me prioritetet e politikave bujqësore, duke theksuar se këto politika janë avancuar viteve të fundit, e në të cilat përfshihet edhe thellimi i bashkëpunimit me shtetet evropiane.Me këtë rast, Ministri Peci e ka vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm mes të Kosovës dhe Austrisë në fushën e bujqësisë përmes projekteve të shumta zhvillimore për fuqizimin e mëtejmë të sektorit.

“Në këtë takim diskutuam për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë, si dhe për mundësitë e zgjerimit të këtij bashkëpunimi edhe në sektorë të tjerë të bujqësisë. Për të konkretizuar këtë bashkëpunim gjatë këtij viti, u pajtuam që të ndërmarrim edhe hapa dhe veprime konkrete, të cilat do t’i kontribuojnë zhvillimit dhe avancimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë në vend”, tha Ministri Peci.

Nga ana e tij, ambasadori i Austrisë në Kosovë, George Schnetzer, ritheksoi edhe njëherë gatishmërinë e shtetit të tij për thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve, me qëllim të zhvillimit të këtij sektori.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30