MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Peci pret në takim Zv. Presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland

19.05.2023

Prishtinë, 19 maj 2023 - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci e mirëpriti në një takim zyrtar Zëvendës Presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland me të cilin bashkëbiseduan mbi aspekte të ndryshme të zhvillimit bujqësor, duke përfshirë praktikat e qëndrueshme të bujqësisë, qasjen në tregun evropian, sigurinë ushqimore dhe zhvillimin rural. 

Ministri i BPZhR-së, Faton Peci theksoi rëndësinë e sektorit të bujqësisë në ekonominë e Kosovës, me ç’rast vuri në dukje përkushtimin e qeverisë për modernizimin dhe përmirësimin e praktikave bujqësore. “Shpreh mirënjohjen time për mbështetjen e marrë nga Bashkimi Evropian dhe njëherit ju siguroj për synimin e qeverisë për të thelluar më tej këtë bashkëpunim. Në cilësinë e Ministrit të Bujqësisë shpreh vullnetin tonë për angazhim me qëllim të avancimit të sektorit përmes praktikave më të mira evropiane”, tha ministri Peci. 

Nga ana e tij, Zv. Presidenti Wieland lavdëroi progresin e arritur nga Kosova në sektorin e bujqësisë dhe vuri në pah potencialin e saj për zhvillim të mëtejshëm. Ai njëherit theksoi gatishmërinë e Parlamentit Evropian për të bashkëpunuar me Kosovën në fusha të ndryshme, si: ngritja e kapaciteteve, transferimi i njohurive dhe lehtësimi i qasjes në tregjet e BE-së. 

Tutje, takimi i Ministrit të BPZhR-së, Faton Peci me Zv. Presidentin Wieland shënon një hap pozitiv drejt forcimit të lidhjeve sektoriale midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Ai reflekton angazhimin e përbashkët të të dy entiteteve për zhvillim të qëndrueshëm, inovacion dhe rritje ekonomike në sektorin e bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31