MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Peci pret në takim ambasadorin gjerman Jörg Rohde

26.04.2021

Prishtinë, 26 prill 2021 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Faton Peci ka takuar sot Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë z. Jörg Rohde dhe përfaqsuesin e GIZ-it për Kosovë z. David Oberhuber; takim ky në të cilin u konfirmua mbështetja gjermane ndaj institucioneve të Kosovës.

Ministri z. Faton Peci i siguroi se për sa kohë që do të jetë në krye të këtij dikasteri, do të mbizotërojë transparenca, ligjshmëria dhe meritokracia.

Po ashtu të dyja palët shprehen vullnetin e mirë që të angazhohen në hartimin e strategjive për potencialin e lartë që Kosova ka në zhvillimin e sektorit bujqësor.

Së fundmi, Ambasadori Rohde, i uroi Ministrit Peci punë të mbarë dhe i ofroi përkrahjen e Ambasadës Gjermane në të gjitha sferat të cilat i mbulon Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30