Ministri Peci: Përkrahje pa dallim për të gjithë fermerët

Fermerët e Rajonit të Dukagjinit, përmes programeve e politikave institucionale do ta kenë mbështetjen në vazhdimësi për fuqizimin e veprimtarive të tyre bujqësore e blegtorale.
Për të konfirmuar këtë përkrahje dhe për t’i motivuar në angazhimin e tyre në këtë sektor, Ministri Faton Peci, ka vizituar fermerët e kësaj zone, Hetem Kukaj dhe Shefqet Dreshaj, të cilët së bashku kanë rreth 355 hektarë me grurë e këtë vit ata do të përfitojnë shifrën totale prej 170.000 euro nga Programi për Pagesa Direkte / Subvencione 2022 e që falë rritjes prej 216% për kulturën e grurit, i bie 115.020 euro më shumë.
“Do të vazhdojë të jem afër prodhuesve vendorë, që të përcjellë nga afër punën e tyre të palodhshme dhe t’i motivojë edhe më tej që të vazhdojnë me angazhimin e tyre në këtë sektor, që është kyç edhe për zhvillimin ekonomik të vendit. Krahas kësaj pashë nga afër se tokën e kësaj zone nuk e lënë të rrijë djerrinë punëtorët e zellshëm andaj edhe mundi e djersa e tyre do të shpërblehet përmes programeve e politikave tona që në fokus kanë fermerin”, ka thënë Ministri Peci.
Po ashtu, gjatë kësaj vizite, Ministri është njohur nga afër edhe veprimtarinë e fermerit, Smajl Haskaj i cili mbarështon 102 lopë si dhe kultivon 28ha misër, 17ha grurë, 5ha elb, 4ha thekër dhe 2ha tërshërë.
Ndryshe, fermerët e Rajonit të Dukagjinit, të cilët i vizitoi nga afër Ministri, presin që këtë vit të nxjerrin rendiment dyfish më të lartë pasi që kushtet klimatike në këtë zonë kanë qenë të favorshme.