MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Peci përkrah bujqve vendor

26.03.2023

Prishtinë, 26 mars 2023 - Edhe këtë të diel, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, qëndroi për vizitë në terren me qëllim që të shoh nga afër punën e bujqve, e gjithashtu edhe t’i siguroj se ai do të jetë çdoherë pranë tyre për të diskutuar rreth programeve mbështetëse përmes fondeve për zhvillim të sektorit të bujqësisë, por gjithashtu edhe për t'u ofruar përkrahje morale duke i përgëzuar gjithsecilin për punën e vlefshme. 

Familja e Anife Zhegrovës nga fshati Stanovc i Brezhnicës e priti sot për vizitë Ministrin Peci. Anifja është përfituese e grantit prej 100,000 Euro për ngitjen e fidanishtes. Me këtë rast, Ministri Faton Peci u shpreh se si institucion vetëm në hortikulturë kemi mbështetur bujkun tonë me 5.5 milionë Euro, e si rrjedhojë është rritur edhe eksporti i perimeve me 49%. "Përmes investimeve kapitale vitin që lamë pas kemi përfshirë 5500 hektarë në sistemin e ujitjes. Ky investim arrin vlerën prej rreth 4,140,766.44 Euro. Do vazhdojmë që të ngrisim kapacitetet e sistemit të ujitjes pasi që uji është A-ja e alfabetit bujqësor", u shpreh ndër tjera Ministri i BPZhR, Faton Peci. 

Anifja së bashku me nënën e saj dhe babain Sabitin, janë kultivues të 1.6 hektarëve me sera dhe 1 hektar prodhimi në fushë, ku mes tjerash kultivojnë 60.000 kokë sallate jeshile, 60 tonë lakër të hershme, 150 tonë nga 4 lloje të specave, 100 tonë domate dhe 30 tonë feferona. Nga e gjitha kjo prodhimtari, familja Zhegrova eksporton në masë të madhe specat. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31