MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Peci në Forumin Global për Ushqim dhe Bujqësi në Berlin

19.01.2024

Prishtinë, 19 janar 2024 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci me ftesë të Ministrit Federal për Ushqim dhe Bujqësi të Gjermanisë, Cem Ozdemir, ka marrë pjesë në Forumin Global për Ushqim dhe Bujqësi, me temën "Sistemet ushqimore të së ardhmes sonë: Bashkimi i forcave për një botë me zero uri", i cili do të mbahet në Berlin.

Në këtë forum, Ministri Peci bashkë me 70 ministrat e sektorit nga e mbarë bota kanë shpalosur idetë rreth sigurisë ushqimore, hapat e deritanishëm dhe strategjitë e politikat kundrejt një sektori të zhvilluar e të qëndrueshëm të bujqësisë.Ministri i BPZhR-së, Faton Peci, gjatë këtij forumi, ka zhvilluar takime me homologët e tij nga vendet pjesëmarrëse në këtë forum, me ç’rast kanë biseduar rreth sfidave dhe sukseseve të përbashkëta, e krahas kësaj edhe për thellimin e marrëdhënieve ekzistuese, me qëllim të krijimit të urave të reja të bashkëpunimit.

Në kuadër të këtij forumi, Ministri Peci ka takuar Komisionerin për Bujqësi në BE, Janusz Wojciechowski, të cilin e ka njoftuar për progresin e deritanishëm në sektorin e bujqësisë, si dhe hapat e ndërmarrë drejt hapjes së procesit për akreditim të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë me qëllim të akreditimit në IPARD.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30