MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Peci mori pjesë në përmbylljen e projektit “Planifikimi Hapësinor dhe Menaxhimi i Tokës”

16.03.2022

Prishtinë, 16 mars 2022 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka marrë pjesë sot në përmbylljen e projektit të përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj Gjermane “Planifikimi Hapësinor dhe Menaxhimi i Tokës”, i cili është financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) dhe është implementuar nga GIZ-i gjerman.

Me këtë rast, Ministri Faton Peci ka vlerësuar tejet të rëndësishëm këtë projekt, përmes të cilit janë mbështetur projekte zhvillimore të MBPZhR-së, si dhe procese tjera sa i përket avancimit të agjendës legjislative.

“Falënderojmë Qeverinë Gjermane për kontributin e vazhdueshëm në përkrahje të Qeverisë së Kosovës, qoftë përmes projekteve që lidhen ngushtë me sektorin e bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural, qoftë edhe përmes projekteve mes akterëve qeveritarë. Konkretisht, përmes këtij projekti MBPZhR-ja është mbështetur në procesin e rishikimit të kornizës ligjore për tokën bujqësore, si dhe për rregullimin e tokës, si një nga instrumentet më efektive për nxitjen e zhvillimit të bujqësisë dhe zhvillimit rural, i cili po ashtu  mund të zgjidhë pronësinë e paqartë mbi tokën, mundëson bashkimin e parcelave të fragmentuara të tokës duke shërbyer nevojat ekonomike, sociale dhe mjedisore për një zhvillim dhe përparim të qëndrueshëm të Kosovës”, ka thënë Ministri Peci.

Ndryshe, përmes projektit “Planifikimi Hapësinor dhe Menaxhimi i Tokës”  për gjashtë vite me radhë janë mbështetur projektet dhe proceset në Ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK), dhe komunat partner

 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30