MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Peci: Masat mbështetëse të MBPZhR-së, po e fuqizojnë sektorin bujqësor

27.11.2023

Prishtinë, 27 nëntor 2023 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci përmes vizitave të tij në Komunën e Pejës dhe Mitrovicës ka parë nga afër investimet e realizuara përmes programeve mbështetëse të MBPZhR-së, të cilat kanë ndikuar në zhvillimin dhe fuqizimin e fermerëve të këtyre rajoneve.

“Së bashku me dhjetëra fermerëve ngrohtësisht më priti Taulant Kastrati, me të cilët bashkëbiseduam rreth sektorit të qumështit, mundësive dhe nevojave. Taulant Kastrati nga fshati Grabovc i Komunës së Pejës është përfitues i grantit në vlerë prej 84, 968.75 euro për ngritjen e kapaciteteve të pikës grumbulluese të qumështit. Ky grant i ka mundësuar Taulantit që të blejë pajisje të reja dhe ta rrisë numrin e fermerëve me të cilët bashkëpunon”, tha Ministri Peci, duke treguar se përmes 5 pikave grumbulluese në fshatrat Raushiq, Grabovc, Vranoc, Isniq dhe Terstenik pranohen mesatarisht 50 deri në 200 litra në ditë nga një fermer i vetëm.

Ndër tjerash, ai i ka njoftuar fermerët e këtij rajoni se investimet e MBPZhR-së do të rriten në vazhdimësi, me qëllim që sektori i bujqësisë fuqizimit të aftësisë konkurruese të sektorit bujqësor, rritjen e prodhimit dhe të produktivitetit në bujqësi.“Investimet në sektorin e qumështit dhe mishin në vlerë prej më shumë se 16 milionë euro do vazhdojnë përmes Programit për Grante të vitit 2023, ku thirrja për aplikim është e hapur deri më 14 dhjetor”, theksoi Ministri Peci.

Po ashtu, investimet në Asetet Fizike të ekonomive bujqësore, do të jenë në fokus edhe përmes PZHR 2023, ku me këtë rast për t’i njoftuar më shumë rreth mundësive investuese në këtë sektor dhe për të parë suksesin e investimeve që kanë realizuar fermerët përmes kësaj mase, Ministri Peci ka vizituar fermën e familjes Ramadani nga Shipoli i Mitrovicës në fshatin Broboniq.“Familja Ramadani është përfituese e grantit në vlerë prej 65,093.38 euro, për investime në asete fizike të ekonomive bujqësore për prodhimin e mishit / rritjen e viçave për majmëri. Aktualisht mbarështojnë 25 krerë lopë dhe 30 krerë viça; por herë herë edhe më shumë”, tha ai duke shtuar se janë të përkushtuar që me të gjitha kapacitetet që kanë t'i shërbejnë zhvillimit të bujqësisë.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30