MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Peci: Do t’i bashkërendojmë politikat bujqësore mes nivelit qendror e lokal

28.04.2022

Prishtinë, 28 prill 2022 – Bashkërendimi i politikave bujqësore mes nivelit qendror me atë lokal dhe investimet për zhvillimin e zonave rurale do të jenë prioritet për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Këtë mbështetje dhe gatishmërinë për koordinimin e bashkëpunimit në mes nivelit qendror e lokal e ka rikonfirmuar Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci në kuadër të vizitës që e ka bërë sot në Komunën e Junikut, ku ka zhvilluar një takim me Kryetarin, Ruzhdi Shehu.

“Me Kryetarin Shehu bashkëbiseduam rreth bashkërendimit të politikave bujqësore, investimet të cilat planifikojmë që t’i realizojmë në sistem të ujitjes dhe zhvillim të zonave rurale ku njëherit kërkova përkrahjen e tij me qëllim të monitorimit të procesit të aplikimit në programet tona mbështetëse”, ka thënë Ministri Peci.

Gjatë këtij takimi, Kryetari Shehu e njoftoi Ministrinë për fluksin e aplikantëve për Programin e Pagesave Direkte me të cilin po përballet Drejtoria për Bujqësi pranë kësaj komune e ku njëherit të dy u dakorduan për një bashkëpunim në procesin e kontrollës në teren.  Gjithashtu, Ministri e ka njoftuar edhe rreth Programit për Zhvillim Rural për mundësitë që ofron ky i fundit për të gjithë agro-prodhuesit dhe përpunuesit me qëllim të zgjerimit dhe ngritjes së kapaciteteve të tyre, qoftë të reja apo edhe ekzistuese.

Ministri Peci bashkë me Kryetarin Shehu, vizituan edhe blegtorin Islam Krasniqi, mbarështues i 360 krerë të deleve bardhoke autoktone, si gjeneratë e tretë e familjes së tij që merret me këtë fushëveprimtari. Ata bashkëbiseduan për rritjen e subvencioneve dhe mundësitë e reja që ofron Programi i Granteve, për rritje të kapaciteteve dhe përpunim të leshit të deleve.

Gjithashtu, Juniku njihet edhe për bletari, e ku me një mikpritje të veçantë Ministrin Peci dhe Kryetarin Shehu i priti profesori i biologjisë, Sylë Gaxherri, i cili ka një pasion për bletët ku posedon rreth 200 koshere, njëherit kultivon pemë dhe perime.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31