MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Mustafa zhvilloi takim virtual me drejtorin e Zyrës për Zhvillim Ekonomik nga USAID

01.07.2020

Prishtinë, 01 korrik 2020 - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa sot gjatë ditës ka zhvilluar një video konferencë me drejtorin e Zyrës për Zhvillim Ekonomik nga USAID, Joshua Mike dhe specialisten e menaxhimit të projekteve në USAID, Besa Ilazi.

Ministri së bashku me z. Mike dhe znj. Ilazi diskutuan për nevojat, pengesat dhe mundësitë e sektorit privat pas situatës së krijuar nga COVID-19.

Gjithashtu, ministri Mustafa shpalosi vizionin dhe programet zhvillimore që po zbatohen në përkrahje të tri sektorëve të bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31