REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Mustafa priti në takim Shoqatën e Prodhuesve të Verërave “Enologjia”

16.06.2020

Prishtinë, 16 qershor 2020 - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa sot gjatë ditës ka takuar drejtuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Verërave në Kosovë \"Enologjia\", ku kanë diskutuar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e vreshtarisë dhe verëtarisë.

Gjatë këtij takimi, Ministri Mustafa ka diskutuar për bashkërendimin e politikave, projektet dhe aktivitetet që janë të lidhura ngushtë me fushën e vreshtarisë dhe verëtarisë.

Gjithashtu, ministri ka theksuar se MBPZhR-ja do të vazhdojë mbështetjen në këtë sektor, e sidomos në promovimin e verës dhe në rritjen e cilësisë së saj.

Në anën tjetër, Kryetari i Shoqatës, Ruzhdi Haxhijaha ka falënderuar ministrin Mustafa për bashkëpunimin dhe mbështetjen e tij, si dhe ka prezantuar disa nga zhvillimet dhe prioritetet e shoqatës.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31