REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Mustafa diskuton me përfaqësuesit e KE-së për zhvillimet në sektorin e bujqësisë

08.05.2020

Prishtinë, 08 maj 2020 - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa sot gjatë ditës ka zhvilluar një videokonferencë me përfaqësuesit e Komisionit Evropian, drejtorin e Njësisë së Ndihmës Para-pranimit, Liam Breslin dhe me zëvendësdrejtorin  e Njësisë së Ndihmës Para-pranimit, Marius Lazdinis ku diskutuan për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë në vend, sfidat e sektorit si rezultat i pandemisë COVID-19 dhe projektet përkrahëse ndaj sektorit në Kosovë.

Ministri Mustafa gjatë kësaj videokonference, i ka njoftuar përfaqësuesit e KE-së me objektivat dhe prioritetet e MBPZhR-së gjatë këtij mandati “duke veçuar përmirësimin e qeverisjes, efikasitetit dhe transparencës në Agjencinë e Zhvillimit të Bujqësisë për ta përgatitur për akreditim sipas standardeve të BE-së” siç u shpreh ai.

Në anën tjetër, ai ka falënderuar Komisionin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë për sektorët e ndryshëm në Kosovë, duke përfshirë edhe atë të bujqësisë dhe rikonfirmoi gatishmërinë e tij që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej në mes të dy institucioneve.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31