MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Krasniqi takoi zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland

08.01.2016

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, i shoqëruar nga Johannes D.Rey, shef i Fondacionit Konrad Adenauer për Kosove dhe Maqedoni si dhe Thomas Schöffler, drejtor dhe pronar i Fabrikës se Ujit “Drini i Bardhë”.

Ministri i ka njoftuar ata me zhvillimet në bujqësi, duke e theksuar se ky sektor është një prej kontribuuesve më të mëdhenj në punësim dhe zhvillim ekonomik, dhe si I tillë mbetet një sektor strategjik për vendin. Me investimet që janë bërë nga shteti, tha ai, është rritur dukshëm prodhimi dhe janë hapur fabrika të ndryshme të përpunimit të produkteve. Në këtë drejtim ai tha se po punohet që të shtohet edhe më shumë volume i prodhimit dhe përpunimit, që të arrihet të ketë zëvendësim të importit dhe po ashtu rritje të eksportit në vendet e Evropës.

Ministri tha se tashmë ky vit shënon një etapë të re për prodhuesin nga Kosova pasi me Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit mbi 2500 produkte bujqësore nga Kosova nuk do të kenë barriera doganore për eksport në BE. Kështu, tha ai, kjo është edhe një mundësi me shumë për investitorë nga Gjermania por edhe vende të tjera të Evropës që të vendosin Kosovën në hartën e investimeve të tyre në fushën e bujqësisë.

“Toka jonë ka potencialë të jashtëzakonshëm për shumë produkte si pemët, perimet, blegtoria dhe bletaria, por edhe sektorë tjerë dhe natyrisht ka edhe një fuqi punëtore të re dhe të gatshme për punë”, tha ministri Krasniqi, duke kërkuar nga zoti Wieland dhe mysafirët e tjerë që të lobojnë tek investitorët evropianë për investime në Kosovë.
Ministri tha se ambienti i të bërit biznes po përmirësohet në vazhdimësi dhe shtoi se vet hapja e një fabrike të ujit në Kosovë, nga një gjerman, që shumicën e prodhimit e eksporton, është një tregues i mirë për investitorë të tjerë. Ministri Krasniqi deklaroi po ashtu se Kosova po punon që me vendet fqinje të krijojnë sa më shumë lehtësuar në mënyrë që tregu rajonal, të jetë i hapur dhe më inkurajues për investitorët.
Nga ana e tij, zëvendëspresidenti u pajtua që bujqësia është sektor me potencial. Vlerësoi fokusin që I është dhënë deri tash dhe tha se kjo duhet të vazhdojë.

Ai shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me ministrinë, përmes Konrad Adenauer, në veçanti në shkëmbimin e përvojave në zhvillimin e bujqësisë, në veçanti për konceptin e kooperativave moderne që funksionojnë në masë të madhe në Evropë dhe kanë treguar sukses.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30