MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Krasniqi takoi shefen e UNICEF-it, Laila Omar Gad

13.07.2016

Prishtinë, 13 korrik 2016 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi zhvilloi sot një takim lamtumirës me shefen e UNICEF-it në Kosovë, Laila Omar Gad, me të cilën ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë, si dhe për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy institucioneve.

Ministri Krasniqi me këtë rast ka falënderuar shefen e UNICEF-it në Kosovë për përkrahjen që e ka dhënë në vazhdimësi për zhvillimin dhe fuqizimin e sektorit të bujqësisë. Ai e ka njoftuar atë lidhur me ecurinë e implementimit të ligjit për pasurimin e miellit si dhe furnizimin me acid folik dhe hekur për prodhuesit e miellit në Kosovë.

Ministri Krasniqi shprehu gatishmërinë  e tij për të vazhduar edhe më tej bashkëpunimin me UNICEF-in, me qëllim të realizimit të projekteve të tjera të interesit të përbashkët.

Nga ana e saj, shefja e UNICEF-it në Kosovë, Laila Omar Gad, vlerësoi përkushtimin e ministrisë  për të avancuar zhvillimin e bujqësisë në Kosovë, si dhe për bashkëpunimin e deritashëm dhe shprehu gatishmërinë e saj dhe të organizatës për të përkrahur edhe më tej MBPZHR-në.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30