MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Krasniqi takoi ambasadorin Greg Delawie

12.01.2016

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie me të cilin ka biseduar rreth politikave programore në bujqësi, me theks tek programet vjetore mbështetëse. Ministri e falënderoi ambasadorin për përkrahjen që SHBA-të përmes USAID ka dhënë për Kosovën, me projekte të vazhdueshme edhe në bujqësi, në veçanti projekti NOA dhe tani projektin  AGRO, që kap një vlerë prej rreth 12 milionë dollarëve. Ai tha se bashkëpunimi me USAID është I vazhdueshëm dhe që po jep mjaftë rezultate, dhe shfaqi interesin që ky bashkëpunim të jetë edhe në nisma të reja.

Ministri njoftoi ambasadorin për të arriturat gjatë vitit 2015 dhe sfidat që mbesin në këtë sektor. Bujqësia, tha ministri, është prioritet i qeverisë dhe në fakt përben një prej shtyllave kryesore të zhvillimit ekonomik. Në vitin 2015 vit, njoftoi ministri, janë ndarë 43 milionë euro për mbi 37 mijë fermerë në grante dhe subvencione, me ç’rast janë hapur agrobiznese e ferma të reja, si dhe janë hapur po ashtu edhe 2500 vende të reja pune direkte në bujqësi. Kjo përkrahje theksoi ministri Krasniqi do të vazhdojë edhe këtë vit, duke avancuar politikat programore, me zgjerim dhe rritje të mbështetjes dhe duke pasur gjithmonë në fokus gjithëpërfshirjen në mundësitë që ofrojnë masat mbështetëse të ministrisë. Ai theksoi se në vitin 2015 është rritur transparenca dhe efikasiteti në implementimin e programit. Kjo, shtoi ministri, do të vazhdojë gjatë gjithë mandatit me qëllim që masat mbështetëse të japin sa më shumë rezultate dhe të rritet besimi në mundësitë që jep bujqësia.

Ambasadori Delawie tha se ka shumë potencial në sektorin e bujqësisë si një shtytës i rritjes ekonomike në Kosovë, dhe se ardhmëria e këtij sektori do të jetë e lidhur me zhvillimin e kulturave me vlera të larta dhe rritjen e qasjes në financa për agrobiznese.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30