MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Krasniqi merr pjesë në takimin e 9-të të Ministrave të Bujqësisë të Evropës Juglindore

11.11.2015

Prishtinë, 11 nëntor 2015 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi do të marrë pjesë nesër në takimin e nëntë të ministrave të bujqësisë të vendeve të Evropës Juglindore, në kuadër të Grupit Punues Drejtues për Zhvillim Rural Rajonal (SWG). SWG është një organizatë ndërkombëtare ndërqeveritare, e cila përbehet nga institucionet qeveritare përgjegjëse për bujqësinë dhe zhvillimin rural në vendet e Evropës Juglindore.

Takimi do të mbahet në Tiranë nën patronatin e Ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti.

Pjesë e kësaj konference janë edhe ministra të bujqësisë të shteteve të rajonit, përfaqësues nga Komisioni Evropian, anëtarë të SWG-ve, përfaqësues të palëve të interesit, etj.

Në këtë takim do të diskutohet për bashkëpunimin mes shteteve të Evropës Juglindore në fushën e bujqësisë.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31