MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Krasniqi: MBPZHR-ja do të jetë partner dhe mbështetës i vazhdueshëm i prodhuesve të qumështit

17.03.2015

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka pritur sot të një takim përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit. Në takim me ta është diskutuar për Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2015 dhe për Programin për Pagesa Direkte. Ministri Krasniqi i informoi ata edhe më në detaje me mundësitë që ofron ky program dhe foli për planet për avancimin e programit në vitet e ardhshme, me futjen e politikave dhe kritereve të reja e lehtësuese për fermerët. Ai tha se buxheti do të rritet në vazhdimësi.

Drejtuesit e Shoqatës e vlerësuan Programin në tërësi dhe mbështetjen që MBPZHR-ja ka dhënë për prodhuesit e qumështit. Ata thanë se falë granteve nga ministria ka një zhvillim të madh të këtij sektori.

Me theks te veçantë në këtë takim është diskutuar për pakon e  re fiskale që po përgatitet nga Qeveria, si dhe me kërkesat dhe shqetësimet që kanë prodhuesit në raport me këtë. Ministri Krasniqi i inkurajoji ata që të japin rekomandimet e tyre në Qeveri dhe në veçanti në MBPZHR. Ai tha se si ministër do të angazhohet që këto kërkesa dhe shqetësime të adresohen dhe diskutohen për të parë mundësinë e përfshirjes se tyre.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30