MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Faton Peci vizitoi panairin me produktet e grave në agrobiznes

11.03.2022

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë, Blerim Hasani kanë vizituar panairin me produktet e grave nga viset rurale të Kosovës, të cilat janë të angazhuara në aktivitete bujqësore dhe përpunim të ushqimit. Në këtë panair, i cili u mbajt në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, rreth 12 agrobiznese që udhëhiqen nga gratë po i ekspozojnë produkte t e tyre.

Me këtë rast, Ministri Peci, ka premtuar se do t’i mbështesë prodhuesit vendor përmes  politikave të duhura bujqësore, por edhe përmes shportës ditore si qytetar i Republikës së Kosovës.

Ai ka theksuar se panaire të tilla janë gjithmonë të mirëpritura dhe si institucion tha se synojnë që në një të ardhme edhe të organizojnë panaire kombëtare e ndërkombëtare në mënyrë që të ndërtojnë ura bashkëpunimi mes prodhuesve vendor dhe vendeve të rajonit.

Po ashtu, ai ka treguar se përmes Programit për Pagesa Direkte / Subvencioneve 2022, kanë rritur mbështetjen financiare për 90% të kulturave bujqësore, si dhe tha se do të subvencionojnë naftën dhe inputet bujqësore për plehërim pranveror në vlerë totale prej 13 milionë euro.

Gjithashtu edhe përmes Programit për Zhvillim Rural / Grante 2022, Ministri Peci tha se kanë paraparë një sërë masash që do t’i kontribuojnë zhvillimit të sektorit si dhe ngritjes së kapaciteteve të reja prodhuese e përpunuese e njëherit avancimit të atyre ekzistuese.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30