MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Faton Peci po merr pjesë në panairin “EXPO 2020”

16.02.2022

Prishtinë, 16 shkurt 2022 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci bashkë me Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari po marrin pjesë në panairin “EXPO 2020” i cili po mbahet në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gjatë pjesëmarrjes së tyre në këtë panair, Ministri Peci dhe Ministrja Hajdari zhvilluan një takim me Drejtorin Gjeneral të Fondit Zhvillimor të Abu Dhabit, Mohammed Saif Al Suwaidi me bashkëpuntorë, me ç’rast bashkëbiseduan për mundësitë e investimeve dhe projekteve zhvillimore në bujqësi, agroturizëm, turizëm e infrastrukturë dhe teknologji, si dhe potencialin për zhvillim ekonomik që ofron Kosova për investitorë të huaj.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30