MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Me mbështetjen e MBPZHR-së, po zgjerohen sipërfaqet me mjedër në Podujevë

12.10.2016

Prishtinë, 12 tetor 2016 – Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi priti sot në një takim kryetarin e Komunës së Podujevës, Agim Veliu, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë në këtë komunë, si dhe për sfidat dhe problemet me të cilat përballen fermerët e kësaj ane.

Zëvendësministri Januzi, e ka njoftuar kryetarin për projektet zhvillimore të kësaj ministrie, në të cilat ai tha se kanë gjetur mbështetje edhe fermerët e komunës së Podujevës. Përmes mbështetjes së vazhdueshme të MBPZHR-së, ai tha se fermerët e kësaj komune kanë shënuar rritje rekorde të sipërfaqeve të mbjella me kulturën e mjedrës.

Mbështetja e MBPZHR-së, sipas zëvendësministrit do të rritet në vazhdimësi në vitet e ardhshme, me qëllim të shtimit të mëtejmë të sipërfaqeve të mbjella me kultura të ndryshme bujqësore.

Nga ana e tij, kryetari i Podujevës falënderoi zëvendësministrin për përkrahjen e vazhdueshme të ministrisë dhe e njoftoi atë lidhur me projektet e komunës për bujqësi, si një nga fushat kryesore për zhvillimin ekonomik.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31