MBPZhR merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Zhvillimin Rajonal

Prishtinë, 25 mars 2022 – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Zhvillimin Rajonal e cila u organizua nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe po mbahet në Prishtinë, ku synimi kryesor është forcimi i komunikimit, rritja e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor përmes shkëmbimit të informacionit, përvojave dhe ideve në fushën e legjislacion, bujqësisë, etj.
Në ditën e parë të kësaj konference dy ditore, përfaqësuesit e Republikës Federale të Gjermanisë, Sekretariati i SWG-së, përfaqësuesit nga Republika e Turqisë ndanë përvojat e tyre në një panel prezantimi dhe diskutimi lidhur me Programet e Zhvillimit Rajonal, me theks të veçantë në fushën e bujqësisë, ku u prezantuan të arriturat dhe bashkëpunimet e sektorit, si dhe sfidat e sektorit, me ç’rast u shkëmbyen përvoja dhe eksperienca mes të pranishmeve lidhur me situatën aktuale dhe krizat globale me të cilat po përballen të gjithë lidhur me rritjen e çmimeve dhe ndikimin e tyre në politikat zhvillimore.
Vlen të theksohet se integrimi i të rinjve në bujqësi ishte gjithashtu pjesë e diskutimeve, ku Kosova u cilësua si vendi me popullatën më të re në rajon dhe politikat të cilat duhen ndjekur që të rinjtë t’i përkushtohen bujqësisë, si dhe u diskutua edhe fusha e analizave dhe statistikave si një fushë me një rëndësi të veçantë e cila i shërben hartimit të politikave.
Gjithashtu, në këtë takim si storie u vlerësua suksesit modeli i zhvillimit të sektorit të vreshtarisë dhe verëtarisë në raport me përmbushjen e kërkesave të BE-së, platformë kjo që është duke u mbështetur nga Ministria Federale e Bujqësisë së Gjermanisë.