MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

MBPZHR lanson web faqen për këshilla bujqësore www.keshillabujqesore.com

12.12.2015

Fermerët dhe ata që planifikojnë të merren në të ardhmen me bujqësi kanë një mundësi më shumë të marrim këshilla rreth kultivimit dhe përpunimit të produkteve bujqësore. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka lansuar nga sot faqen në internet për këshilla bujqësore, www.keshillabujqesore.com.

Webfaqja ofron këshilla nga shumëcka rreth bujqësisë, që nga proceset e para të kultivimit, mbrojtjes, gjetjes së tregut, qasjes në panaire, menaxhimit të fermave, turizmi rural e shumëcka tjetër. Në të po ashtu ka analiza e studime të ndryshme rreth bujqësisë dhe po ashtu në të ardhmen e afert do të ofrojë edhe video ilustruese për procese të ndryshme të punës në bujqësi.

Kjo platformë është vetëm një dritare më shumë për fermerët për këshilla, krahas seminareve, vizitave në terren që relaizohen nga departamenti për këshilla bujqësore në MBPZHR.

MBPZHR e ka parë parë si të rëndësishme hapjen dhe lansimin e një platforme të tillë, sepse jo secili fermer mund të ketë qasje të shpeshtë në seminaret dhe takimet këshilluese, dhe mbi të gjitha është një mundësi për informacion me të shpejt. Në Kosovë ka një shtrirje të madhe të internetit dhe padyshim se uebfaqja do të jetë një ndihmesë e madhe për fermerët dhe ata që duan të merren me bujqesi.

Keshillabujqesore.com synohet të jetë një lloj portali, ku gati çdo ditë do të ketë këshilla dhe qasja e ministrisë do të jetë qw artikujt e publikuar të jenë sa më të  thjeshtë, në mënyrë që të jenë të kuptueshme për secilin.

Gjithashtu web faqja përmban brenda saj edhe databazen e këshilltarëve komunal bujqësor, ku fermerët do të mund të kenë, përmes faqes, kontakt të drejtpërdrejtë me ta.

Një pjesë e rëndësishme e faqes është po ashtu seksioni për pyetje dhe përgjigje, përmes të cilit fermeri mund të adresoj pyetje dhe do të marrë përgjigje nga departamenti këshillimor.

MBPZHR-ja do të punojë në vazhdimësi që këtë faqe ta mirëmbajë dhe ta plotësojë me forma të reja të këshillimit. Gjithashtu ne do të punojmë edhe me sektorin privat të këshillimit, me qëllim të ofrimit sa mtë gjerë të këshillave. MBPZHR do të angazhohet në të ardhmen që të gjejë edhe forma të tjera të këshillimit, duke përdorur teknologjinë informative. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31