MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

MBPZHR-ja dhe UNDP-ja vazhdojnë bashkëpunimin në bujqësi

06.07.2016

Prishtinë, 06 korrik 2016 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka takuar sot Alessandra Roccasalvo, zëvendës përfaqësuese e përhershme e UNDP-së, me  të cilën ka biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy institucioneve, si dhe për projektet e shumta, të cilat pritet të realizohen në fushën e bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ministri Krasniqi e njoftoi edhe për të arriturat e deritanishme në bujqësi, investimet që po bëhen nga MBPZHR-ja, si dhe për objektivat e kësaj ministrie për këtë vit.

Me këtë rast, ministri ka marrë mbështetjen nga zëvendës përfaqësuesja Roccasalvo për ofrimin e përkrahjes përmes ekspertëve, në hartimin e Ligjit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, gjë që është shumë e rëndësishme për avancimin e mëtejmë të sektorit në vend.

Po ashtu, ministri ka falënderuar UNDP-në për mbështetjen e vazhdueshme për sektorin e bujqësisë.

Në anën tjetër, zëvendës përfaqësuesja e përhershme UNDP-së, Alessandra Roccasalvo, vlerësoi punën që po bëhet në avancimin e sektorit të bujqësisë dhe shtoi se si institucion do të vazhdojnë përkrahjen e këtij sektori, përmes projekteve të ndryshme për fermer, përmes angazhimit të ekspertëve në hartimin e ligjeve, si dhe projekteve për zhvillimin e zonave rurale, me qëllim të zhvillimit ekonomik dhe rritjes së punësimit në vend.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30