MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Mbahet punëtoria për Menaxhimin e Zjarrit në Natyrë në Ballkanin Perëndimor

14.04.2023

Prishtinë, 13 prill - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural bashkë me partnerët nga Programi për Menaxhimin e Zjarrit në Natyrë në Ballkanin Perëndimor (LFMWB) organizuan punëtorinë fillestare për Menaxhimin e Zjarrit në Natyrë (LFM), në bashkëpunim me Qendrën Rajonale për Monitorimin e Zjarrit, e financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe koordinuar nga Farmahem nga Shkupi, si një Agjenci Ekzekutive Rajonale (REA) me mbështetje nga Helvetas Swiss Intercooperation.  

Punëtorinë e hapi Sekretari i Përgjithshëm i MBPZhR-së, Blerim Hasani, i cili në fjalën e tij hyrëse theksoi se MBPZHR është e përkushtuar që legjislacioni dhe politikat sektoriale të jenë në funksion të mbrojtjes efikase dhe menaxhimin e qëndrueshëm të resurseve pyjore duke përfshirë masat preventive dhe luftimin e zjarreve në zonat pyjore dhe zjarreve tjera në sipërfaqe të hapur, domosdoshmërinë e identifikimit të strategjive dhe politikave efektive për menaxhim më të mirë të zjarreve në natyrë. “MBPZHR përmes Memorandumit të nënshkruar nga Ministri këtë vit është zotuar që bashkërisht me donatorët dhe zbatuesin e projektit të angazhohet maksimalisht që rezultatet e projektit që realizohen sipas planeve të aprovuara dhe në harmoni me politikat dhe legjislacionin në fuqi. MBPZHR me përgjegjësi ka pranuar rolin kryesor në koordinimin e aktiviteteve në zbatimin e këtij projekti e që bashkërisht me MPB, MMPHI dhe institucionet vartëse të tyre të zbatoj Projektin Menaxhimi i Zjarreve në Natyre në Ballkanin Perëndimor”, shtoi mes tjerash z. Hasani. 

Në këtë punëtori i pranishëm ishte edhe Udhëheqësi i ekipit nga Programi LFMËB, Cvetan Nikolovski, i cili tha se ky program vjen si një nevojë dhe interes i përbashkët për rritjen e bashkëpunimit rajonal, në mënyrë që Ballkani Perëndimor të jetë më i përgatitur për t'u përballur me rreziqet dhe kërcënimet e zjarreve në pyje, si dhe zjarreve që ndodhin në tokat bujqësore. “Siç na tregojnë të dhënat, këto rreziqe dhe kërcënime po rriten në kontekstin e ndryshimit të përdorimit të tokës dhe ndryshimeve klimatike: frekuenca dhe intensiteti i zjarreve në pyje dhe peizazhe po rritet gradualisht – përveç kësaj, koha dhe vendi i shfaqjes së ngjarjeve të tilla janë gjithnjë e më të ndryshueshme. Kjo kërkon gatishmëri më të mirë dhe përgjigje më efektive, por edhe një rishikim të përgjithshëm të menaxhimit të peizazhit në nivel lokal, kombëtar dhe rajonal”, tha z. Nikolovski.  

Ndryshe, në punëtori ishte e pranishme edhe znj. Ardiana Efendija Zhuri – përfaqësuese e ambasadës së Zvicrës në Kosovë, si dhe rreth 20 përfaqësues të institucioneve të ndryshme relevante, përfshirë shkencën, praktikat dhe sektorët e politikave nga Republika e Kosovës, të cilët patën mundësinë të njihen me objektivat e Programit LFMWB, konceptin e LFM, rolin e tyre si anëtarë të rrjeteve LFM (ndërfaqja e politikës shkencë-praktikë) dhe kontributin e tyre në procesin e zhvillimit të raporteve të vendit me udhëzimet e MZP. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31