MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Lidhja e Bletarëve të Kosovës, pjesë e Organizatës Botërore të Bletarisë

10.06.2016

Prishtinë, 10 qershor 2016 – Lidhja e Bletarëve të Kosovës shumë shpejt do të jetë pjesë e Organizatës Botërore të Bletarisë “Apimondia”, e cila ka konfirmuar se e ka njohur të drejtën e anëtarësimit të LBK-së.

Kjo është bërë e ditur gjatë një takimi që zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi pati me përfaqësuesit e Lidhjes së Bletarëve, ku u bisedua për hapat e mëtejmë të bashkëpunimit mes MBPZHR-së dhe LBK-së rreth këtij anëtarësimi.

Zëvendësministrit Januzi, tha se anëtarësimi në këtë organizatë, ka një rëndësi të madhe për zhvillimin e mëtejmë të bletarëve në vend dhe sipas tij kjo arritje është bërë falë bashkëpunimit të Lidhjes së Bletarëve me MBPZHR-në.

Në këtë takim u bisedua edhe për gjendjen aktuale të bletarisë në Republikën e Kosovës  dhe mundësinë e mbështetjes së këtij sektori nga Ministria e Bujqësisë,Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30