MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Kosova ka potencial në sektorin e produkteve jodrusore

12.05.2016

Prishtinë, 12 maj 2016 – Kosova ka potencial të madh për kultivimin e produkteve pyjore jodrusore. E viteve të fundit, përmes mbështetjes së MBPZHR-së, ky sektor ka arritur të zhvillohet dhe fuqizohet edhe më shumë. Kështu është shprehur zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi në konferencën për promovimin e mjedrës në Kosovë, e organizuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Caritasi Zviceran, ku kanë marrë pjesë përfaqësues institucionesh, si dhe prodhues e përpunues të produkteve manore.

Zëvendësministri Januzi, ka thënë se zhvillimi i këtij sektorit të produkteve malore dhe jodrusore në Kosovë edhe sivjet do të gjejë mbështetjen e ministrisë përmes granteve investive dhe pagesave direkte, me qëllim të rritjes së prodhimtarisë dhe cilësisë së këtyre produkteve.

“Ne do të punojmë shumë në hartimin dhe zbatimin e politikave të favorshme dhe krijimin e ambientit  favorizues për të berit  biznes në sektorin bujqësor për prodhimin, përpunimin dhe pasimin në treg të produkteve bujqësore dhe agroushqimore.  E krahas mbështetjes financiare me grante dhe subvencione ne po punojmë edhe në ofrimin e shërbimeve këshilluese dhe teknike për fermerë”, tha zëvendësministri Januzi.

Ndryshe, Kosova vlerësohet se zonat malore i ka tejet të pasura me bimë jodrusore dhe fruta të malit.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30