MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Kosova dhe Shqipëria intensifikojnë bashkëpunimin për zbatimin e marrëveshjes në sektorin e bujqësisë

01.04.2022

Tiranë, 1 prill 2022 – Në kuadër të intensifikimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit të nënshkruar mes dy qeverive në nëntor të vitit të kaluar mes Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci dhe homologes së tij, Ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë, Frida Krifca, u zhvillua takim i nivelit të lartë teknik për të koordinuar përpjekjet e dy vendeve për zbatimin e marrëveshjes.

Në këtë takim u diskutuan veprimet kryesore për zbatimin e pikave të marrëveshjes, me ç’rast të dy palët u dakorduan për bashkëpunim të vazhdueshëm në përfarim të Politikave me Politikën e Përbashkët Bujqësore (CAP), shkëmbimin e përvojave në proceset integruese të programeve IPARD, akreditimin e masave për Programin për Zhvillim Rural - PZHR dhe qasjet në fondet IPARD, për shkëmbimin e përvojave në zbatimin e programeve për pagesa direkte, statistika bujqësore, krijimi i trupave të përbashkëta për parandalimin e dëmtimit dhe ruajtjen e resurseve peshkore në ujërat ndërkufitare dhe Inventarizimin e peshqve, etj. Gjithashtu, palët shprehën vullnet për shkëmbim përvojash lidhur me procesin e integrimit evropian dhe eksperiencat mbi dokumentet e nevojshme në kuadër të procesit Screening.

Kjo Marrëveshje e cila përmban dymbëdhjetë (12) pika të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informatave dhe përvojave për fushën e bujqësisë do t’i hap udhë një partneriteti strategjik që do të mundësoj thellimin e bashkëpunimit, ndërkohë të dy vendet u zotuan të përkushtohen në zbatimin e kësaj marrëveshjeje, sidomos për zbatimin e lehtësirave të ndërsjella në shkëmbimet tregtare duke hequr tarifat e kontrollit për import-eksport dhe angazhimin për mos rritjen e tarifave të tjera në të ardhmen.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31