MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Kosova dhe Hungaria duhet të rrisin bashkëpunimin në fushën e bujqësisë

12.04.2016

Prishtinë, 12 prill 2016 -  Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim nënkryetarin e Parlamentit të Hungarisë, Istvan Jakab, njëherësh edhe kryetar i Shoqatës së Fermerëve të Hungarisë, të cilin e njoftoi për politikat programore në bujqësi dhe për zhvillimet e përgjithshme në këtë sektor.

Ministri Krasniqi e informoi zotin Jakab për investimet, të cilat janë bërë gjatë viteve të fundit në sektorin e bujqërisë, përmes të cilave ai tha se kanë ndikuar në rritjen e prodhimtarisë dhe cilësisë së produkteve bujqësore, si dhe në modernizimin e veprimtarive në këtë sektor.

Ai vlerësoi mbështetjen që Hungaria ka dhënë për Kosovën dhe shtoi se mes dy vendeve bujqësia mund të jetë një fushë ku mund të ketë edhe më shumë bashkëpunim. Ministri shfaqi nevojën që në radhë të parë të ketë më shumë shkëmbime tregtare për produktet bujqësore mes Kosovës dhe Hungarisë. Po ashtu, duke vlerësuar Hungarinë si një model të mirë në bujqësi, kërkoi mbështetje nga zoti Jakab, si nënkryetar i Kuvendit dhe kryetar i shoqatës së fermerëve. Kjo në radhë të parë, tha ai mund të bëhet në shkëmbimin e shumë përvojave mes shoqatave të fermerëve dhe agrobizneseve.

Ministri Krasniqi shtoi se ka pasur takime me homologun e  tij hungarez dhe presin që në të ardhmen e afërt të shqyrtojnë mundësitë për projekte konkrete bashkëpunimi.

Nga ana e tij, kryetari Istvan Jakab shprehi gatishmërinë për të fuqizuar bashkëpunimin në mes të dyja vendeve, me theks të veçantë në shkëmbimin e përvojave në këtë sektor. Ai po ashtu e njoftoi ministrin edhe për zhvillimet që janë bërë në bujqësi në Hungari, veçanërisht në programet mbështetës për fermerë. Ai tha se do të punojë në të ardhmen e afërt që të ketë nisma konkrete bashkëpunimi mes dy vendeve. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30