MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Kosova dhe Gjermania me bashkëpunim konkret në bujqësi – edukim praktik në Gjermani për fermerët e rinj kosovarë

22.03.2016

Prishtinë, 22 mars 2016 –Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi priti sot në një takim shefin e Divizionit për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Ministrinë e Bujqësisë të Republikës Federale të Gjermanisë, German Jeub, si dhe zyrtarë të Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë dhe ekspertë të bujqësisë nga ky vend.

Temë kryesore e diskutimit ishte bashkëpunimi konkret mes dy vendeve në fushën e bujqësisë. Gjermania dhe Kosova kanë intensifikuar bashkëpunimin në këtë fushë pas disa takimeve dhe komunikimeve të vazhdueshme që kanë pasur Ministri Krasniqi dhe homologu i tij gjerman, Christian Schmidt.

Në këtë drejtim, në këtë takim u ra dakord që fermerët nga Kosova në veçanti kultivuesit e pemëve dhe perimeve, si dhe operatorët  e turizmit rural të marrin pjesë në trajnime disa ditëshe në Gjermani, në ferma dhe institucione të ndryshme për të marrë përvojë për metodat e reja të kultivimit dhe promovimit.

Gjithashtu, u ra dakord që të shikohen mundësitë që Gjermania do të ndihmojë Kosovën me ekspertë për praktikat e konsolidimit të tokave.

Ministri Krasniqi me këtë rast falënderoi shtetin gjerman për ndihmën që po i jep Kosovës, në veçanti në bujqësi. Ai njoftoi zyrtarët gjerman me të arriturat dhe sfidat në bujqësinë e Kosovës. Gjithashtu foli edhe për investimet që ministria po bën për të ngritur e zhvilluar ferma dhe agrobiznese në gjithë vendin.

Nga ana e tij, German Jeub, rikonfirmoi edhe njëherë gatishmërinë për përkrahje në avancimin e sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural. Ai tha se përveç bashkëpunimit të deritanishëm, Gjermania do të mbështesë në shumë aspekte avancimin e bujqësisë në Kosovë.

 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31