MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Kosova dhe Belgjika të gatshme për bashkëpunim në fushën e bujqësisë

21.10.2015

Prishtinë, 21 tetor 2015 – Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi ka pritur në një takim pune shefin e Zyrës Belge Jean François Brakman,  atasheun komercial të Belgjikës për Kosovën Genevieve Wazel dhe përfaqësues të kompanisë Belge “Euroconsltants”, me të cilët ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë, si dhe për programet e MBPZhR-së për avancimin e mëtejmë të këtij sektori.

Po ashtu, zëvendësministri Januzi, falënderoi të pranishmit për mbështetjen që Belgjika ka dhënë për Kosovën në fusha të ndryshme e sidomos për bujqësinë, gjë që sipas tij është shumë e rëndësishme për vendin tonë. Me këtë rast, ai shprehu gatishmërinë  e tij për thellimin e bashkëpunimit në mes të dyja vendeve, me qellim të avancimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë.

Në anën tjetër, edhe shefi i Zyrës Belge Jean Francois Brakman, shprehu gatishmërinë për vazhdimin dhe zgjerimin e  mbështetjes së sektorit agrorural në Kosovë dhe veçmas në këtë rast në aspektin e konsullencës.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30