MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Januzi: MBPZHR-ja do të vazhdojë përkrahjen e bletarisë

05.10.2016

Prishtinë, 05 tetor 2016 – Përkrahja e Ministrisë së Bujqësisë përmes granteve investive dhe pagesave direkte për sektorin e bletarisë, ka ndikuar në shtimin e numrit të koshereve të bletëve, në modernizimin e pajisjeve për prodhimin e mjaltës, si dhe në rritjen e cilësisë së këtij produkti në vend.

Kështu është shprehur zëvendësministri i MBPZHR-së, Vezir Januzi, në ceremoninë e shënimit të 40 vjetorit të themelimit të Lidhjes së Bletarëve të Kosovës, ku kanë marrë pjesë udhëheqësit e kësaj lidhje, si dhe fermerë nga vende të ndryshme të Kosovës.

Me këtë rast, ai ka thënë se MBPZHR-ja do të vazhdojë edhe më tej përkrahjen e këtij sektori, me qëllim që produktet bujqësore të arrijnë të jenë konkurrente me produktet e rajonit e më gjerë.

Zëvendësministri Januzi, ka thënë se Kosova disponon me kushte të përshtatshme për zhvillimin e bletarisë  dhe duke u bazuar në këtë ai ka inkurajuar edhe më tej fermerët që të merren me këtë veprimtari bujqësore, pasi që sipas tij nuk do të mungojë përkrahje e MBPZHR-së për avancimin mëtejmë të këtij sektori.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30