MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Instituti Bujqësor i Kosovës fillon testimin e mykotoksinave në produktet ushqimore

07.09.2016

Prishtinë, 07 shtator 2016 – Instituti Bujqësor i Kosovës, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural që nga fillimi i këtij muaji  bën testimin e mykotoksinave, në produkte ushqimore dhe prodhime bujqësore e blegtorale.

Për të realizuar këtë testim, IBK-ja ka trajnuar stafin përmes ekspertëve të “Alphachrome”, përfaqësia e Agilent Technology  në Kroaci, duke arritur me këtë aftësimin e stafit të tij për përdorim intensiv të HPLC – LC-MS/MS, në funksion të aplikimit të testimit analitik të mykotoksinave.

Instituti Bujqësor i Kosovës njofton se përmes këtij aktiviteti inovativ do të rritet siguria e kontrollit të ushqimit ndaj këtyre substancave toksike, të cilat deri më tani janë testuar vetëm në laboratorët jashtë vendit. Gjithashtu njoftohen të gjitha palët e interesit se testimet analitike rutinë të mykotoksinave ka filluar që nga 5 shtatori i këtij viti.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30