MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Hapet periudha për aplikim për pagesa direkte për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2023

15.01.2024

 Prishtinë, 15 janar 2024 - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, që nga sot ka hapur periudhën për aplikim për gjashtëmujorin e dytë të Programit të Pagesave Direkte 2023 për qumësht sipas cilësisë, therrjet e raportuara, akuakulturë, viçat për majmëri dhe zogjët për majmëri(brojlerët).

Thirrja për aplikim do të jetë e hapur deri më datë 13.02.2024 ora 16:00 dhe të gjithë të interesuarit për aplikim mund të njoftohen në uebfaqen e Agjencisë për Zhvillim të Bujqësisë për të gjitha procedurat dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim.

Në linkun e mëposhtëm e gjeni edhe Thirrjen për Aplikim, për t'u njoftuar në detaje rreth kritereve që duhet të plotësojnë fermerët/aplikuesit, si dhe detaje tjera për aplikim https://azhb-rks.net/sq/thirrje-per-aplikim

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30