MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Hapet Fabrika e Farës së Kungullit

28.10.2015

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi mori pjesë në hapjen e Fabrikës së Kungullit në Pejë. Ai tha se ky është një tjetër lajm I mirë për bujqësinë dhe ekonominë në përgjithësi.

“Tashmë ju e dini Bujqësia është prioritet i lartë i Qeverisë  dhe faktorë shumë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit prandaj ne po punojmë gjithnjë e më shumë për hartimin  dhe  zhvillimin e politikave  adekuate dhe mbështetjes  financiare  përmes granteve inventive dhe subvencioneve, përmes  shërbimeve këshilluese dhe teknike, si dhe forma tjera të përkrahjes.  Tanimë BE-ja ka hapur dyert për produktet bujqësore dhe agroushqimore, por ne duhet të punojmë  dhe prodhojmë edhe shumë produkte kualitative, duhet ti aplikojmë teknologjitë, metodat dhe praktikat me të mira  dhe më të avancuara ndërkombëtare, të cilat do të mundësojnë zhvillimin dhe modernizimin e sektorit agrorural dhe me këtë do të mundësohet që edhe ne të jemi konkurrues në tregun e BE-së me produkte kualitative bujqësore”, tha zëvendësministri Januzi.

Në këtë hapje kanë marrë pjesë edhe drejtues të USAID, dhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxhiri.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30