MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Fillon ndërtimi i kanalit të kullimit të tokave bujqësore në Shtime

26.06.2023

Prishtinë, 26 qershor 2023 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, nën shoqërimin edhe të Kryetarit të Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu filluan punimet për ndërtimin e kanalit të kullimit të tokave bujqësore, pjesë e projekteve të investimeve kapitale të MBPZHR-së për ujitje në vlerë prej 336.475,00 Euro.

Kanali i kullimit të tokave bujqësore fillon nga Lagjja e Zymberve në Godanc të Epërm dhe përfshin tokat që shtrihen nga të dyja anët e lumit duke mbuluar kështu një sipërfaqe prej 215 ha, e cila kalon nëpër fshatin Gjergjaj deri tek Lumi Sitnicë. Gjatësia e kanalit kullues është 1900m.

Me këtë investim që përgjatë 215 hektarëve për 20% do të përmirësohet prodhimtaria e bujqve të Shtimes.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31