Bujqësia, sektor me potencial për zhvillim ekonomik
25.06.2023Prishtinë, 25 qershor 2023 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, këtë të diel u mirëprit nga fermeri Arlind Ajeti nga fshati Tërpezë e komunës së Vitisë, i cili njëherit është përfitues i projektit nga Programi për Bujqësi dhe Zhvillim Rural me vlerë të mjeteve prej 81,670.00 Euro për ngritje të serës prej 3000 m2 me infrastrukturë përcjellëse.
Arlindi është i treti brez i familjes së tij që edhe pse me profesion arkitekt, e punon tokën dhe merret edhe me bujqësi. Edhe babai i tij Saliu, edhe pse inxhinier, me vite të tëra kanë kultivuar grurë e misër, ndërsa gjyshi Kurdiu, në rininë e tij, me shumë mund kishte qenë punëtor krahu në Zvicër; ndërsa sot si një 83 vjeçar, sheh i kënaqur nipin e tij dhe dashurinë që ka ai për vendin e vet dhe gatishmërinë për t'i kontribuar zhvillimit.
Duke parë potencialin që ka sektori i bujqësisë për zhvillim ekonomik synojnë që në të ardhmen ta zgjerojnë veprimtarinë e tyre bujqësore, përpos kultivimit të deritanishëm të domateve, specave dhe trangujve.