MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

BERZH-i do të mbështesë avancimin e bujqësisë në Kosovë

13.04.2016

Prishtinë, 13 prill 2016 - Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të gjejë mundësitë që të ndihmojë bujqësinë në Kosovë në arritjen e objektivave strategjike që janë përcaktuare nga Qeveria e Kosovës. Kështu thanë sot drejtues dhe zyrtarë për Kosovën dhe regjionin e Ballkanit në BERZH, gjatë një takimi që ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi pati me ta.

Ministri i njoftoi zyrtarët nga BERZH-i për politikat programore në bujqësi për vitin e kaluar dhe këtë vit, dhe foli për rezultatet që kanë dhënë masat mbështetëse. Ai përmendi së është rritur sipërfaqja e tokës së punueshme, është rritur prodhimi, si dhe ka një zvogëlim të importit dhe rritje të eksportit. Gjithashtu shtoi se bujqësia po ndihmon në hapjen e mijëra vendeve të punës. Por ministri tha se po punohet ende që të tejkalohen sfidat që kanë të bëjnë me mungesën e kapaciteteve të ujitjes, financimin,  konsolidimin e tokave si dhe përmirësimin e infrastrukturës rurale. Në këtë drejtim ai kërkoi përkrahje nga BERZH-i si dhe shfaqi gatishmërinë për bashkëpunim edhe në segmente të tjera që do të ndihmojnë në avancimin e bujqësisë.

Nga ana tjetër, Holger Muent, drejtor i Zyrës për Ballkanin Perëndimor në BERZH theksoi se po ndjekin me interes zhvillimet në bujqësi dhe premtoi se do të shtohet angazhimi i tyre që të ketë projekte konkrete të përbashkëta. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31