MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zëvendësministri Krasniqi premton përkrahje për qumështarët

18.07.2018

Prishtinë, 18 korrik 2018 -  Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Mevludin Krasniqi ka pritur sot në një takim kryetarin e Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit, Milazim Berisha, me të cilin kanë diskutuar për të arriturat dhe sfidat në këtë sektor në vitet e fundit, në veçanti me mbështetjen që është dhënë deri më tani, si dhe avancimin e politikave mbështetëse për sektorin e qumështit.
 
Zëvendësministri Krasniqi tha se MBPZHR-ja po vazhdon mbështetjen e këtij sektori përmes subvencioneve dhe granteve investive, me qëllim të shtimit të prodhimtarisë dhe cilësisë së prodhimeve të qumështit. “Sektori i qumështit është duke u përkrahur edhe sivjet përmes subvencioneve prej 2, 4 dhe 6 cent për litër sipas kategorive të cilësisë, e krahas kësaj prodhuesit e qumështit do të mbështeten sivjet edhe përmes granteve investive, të cilat ndikojnë në përmirësimin e teknologjisë prodhuese të qumështit, si dhe shumë investime tjera”, ka thënë Krasniqi.
 
Ai po ashtu ka treguar se sektori i qumështit mbetet një prej sektorëve më të mbështetur nga MBPZHR-ja që nga viti 2008, kur edhe kanë filluar programet përkrahëse. Zëvendësministri premtoi se ky sektor do të përkrahet edhe në të ardhmen edhe përmes projekteve të ndryshme, që qëllim kanë fuqizimin e mëtejmë të sektorit.

Ndërkaq, Milazim Berisha, kryetar i Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit, falënderoi zëvendësministrin për bashkëpunimin dhe për përkrahjen që ministria po e jep në vazhdimësi për prodhuesit e qumështit.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30