MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Rikalo vizitoi M&Sillosin, premton përkrahje për agrobizneset

24.10.2017

Prishtinë, 24 tetor 2017 - Ministria e Bujqësisë përmes programeve të saj mbështetëse, do të vazhdojë përkrahjen e agrobizneseve vendore që merren me prodhimin dhe përpunimin e prodhimeve bujqësore.

Kështu është shprehur ministri i MBPZHR-së, Nenad Rikalo, gjatë vizitës së bërë në kompaninë "M& Silosi", ku ishte i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë, Kapllan Halimi.

Gjatë kësaj vizite, ministri Rikalo dhe sekretari Halimi janë njoftuar me punën e kësaj fabrike të miellit dhe me sfidat që përballen prodhuesit e këtij sektori.

Me këtë rast, ministri Rikalo i ka njoftuar ata se në Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe Programin e Pagesave Direkte të vitit të ardhshëm, do të zgjerohet përkrahja për agrobizneset vendore, si dhe për shumë sektor të bujqësisë, përmes së cilës përkrahje ai tha se synojnë rritjen e cilësisë së prodhimeve vendore dhe zgjerimin e modernizimin e agrobizneseve.

Nga ana tjetër, udhëheqësit e kësaj fabrike theksuan se mbështetja e ministrisë për agrobizneset vendore po ndikon që prodhimet e tyre të jenë edhe konkurrente me shumë prodhime të huaja.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30