MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zëvendësministrat

   

Mevludin Krasniqi Zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Mevludin Krasniqi u lind me 01.09.1975 në fshatin Brezne, Komuna e Dragashit.

Ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Ekonomik, ndërsa ka mbaruar edhe magjistraturën drejtimi Menaxhment dhe Informatikë në po të njëjtin Universitet.

Përvoja e punës:
2003- 2005 Zyrtar i lartë ekzekutiv në Ministrinë e Shërbimeve Publike.
2008-2011 Këshilltar i lartë politik i Ministrit në Ministrinë e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit.
2011-2015 Këshilltar politik i Ministrit në Ministrinë e Infrastrukturës.
2016 Zëvendësministër i Shëndetësisë.
2017 Zëvendësministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Ka mbajtur edhe pozita të larta drejtuese në Partinë Demokratike të Kosovës, ku ka qenë edhe Kryetar i Rinisë së PDK-së në vitin 2000.

Z. Krasniqi aktualisht është Zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Ai është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Jeton në Prishtinë.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30