MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zëvendësministrat

   

Ministri Peci takoi përfaqësuesit e shoqatave bujqësorePrishtinë, 18 prill 2024 - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka takuar sot përfaqësuesit e disa shoqatave bujqësore në vend, me të cilët kanë diskutuar për të arriturat e përbashkëta dhe sfidat që kanë shoqatat e prodhuesve të kulturave të ndryshme bujqësore në vendin tonë.

 Prishtinë, 18 prill 2024 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka takuar sot përfaqësuesit e disa shoqatave bujqësore në vend, me të cilët kanë diskutuar për të arriturat e përbashkëta dhe sfidat që kanë shoqatat e prodhuesve të kulturave të ndryshme bujqësore në vendin tonë.

“Mëngjesin e sotëm e nisa me një takim me Zanën dhe Hartimin nga shoqata Pepeko, Fatonin nga shoqata Organika, Kujtimin nga shoqata Mjedra e Kosovës, me të cilët biseduam ecurinë e veprimtarive të këtyre shoqatave në vend. Që nga dita e parë e mandatit tim, MBPZhR ka qenë përkrah shoqatave dhe fermerëve, e këtë bashkëpunim e ka fuqizuar shumë edhe partneri strategik ndërkombëtar GIZ. Një ndër projektet e përbashkëta ishte edhe “Promovimi Ekonomik për Stabilizimin e Tregut të Punës në Kosovë dhe Promovimi i Ndërmarrësisë”, për të cilin bashkëpunim falenderova edhe Erjonën dhe ekipin e kompanisë implementuese të projektit Piar Creations, të cilët na ndihmuan për mbi një vit në dokumentet strategjike të komunikimit dhe promovimin e fermerëve dhe shoqatave”, theksoi Ministri Peci.

Ndër tjerash, ai theksoi se është tejet falënderues ndaj fermerëve, shoqatave, partnerëve ndërkombëtarë dhe secilit që ndihmon qëllimin tonë të përbashkët, fuqizimin e bujqësisë sonë.

Gjatë këtij takimi, krahas tjerash kanë bashkëbiseduar edhe për planin legjislativ të ministrisë, ku në janar të këtij viti Ministri Peci tregoi se ka kaluar ligji për organizatat prodhuese, praktikë kjo e BE-së që mundëson bashkimin e fermerëve me qëllim të qasjes së përbashkët në tregjet vendore dhe ndërkombëtare.

Po ashtu, ai i ka njoftuar përfaqësuesit e shoqatave bujqësore se janë në proces të draftimit të ligjit për kooperativat bujqësore, i cili gjatë këtij viti pritet të dërgohet në Parlamentin e Kosovës për aprovim. Edhe ky ligj i bazuar në praktikat e BE-së do të ju mundësoj fermerëve ngritjen e kapaciteteve të përbashkëta për fuqizimin e tyre.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30