MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zëvendësministrat

   

Imri DemeleziZëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Imri Demelezi u lind më 1985, në Viti. Shkollimin parauniveristar e ka përfunduar në Sllatinë të Poshtme dhe Pozheran të Viti-së.

Studimet universitare i ka përfunduar për Agroekonomi, në Fakultet të Bujqësisë dhe Veterinarisë, Universiteti i Prishtinës. Studimet pasdiplomike Master për “Zhvillim të Qëndrueshëm të hapësirave Bujqësore dhe Rurale”, pranë Universitetit të Bologna-s, Itali. Studime tjera master-pasdiplomike specializimi për “Bujqësi Organike Mesdhetare”, në CIHEAM, IAMB, Bari, Itali.

Është PhD kandidat, për hulumtime Transdisciplinare dhe të Sistemeve, pranë Departamentit të Sistemeve të Qëndrueshme Bujqësore, të Universitetit të Resurseve Natyrore dhe Shkencave të Jetës (BOKU), Vjenë, Austri.

Ka fituar bursa të ndryshme konkurruese për studimet pasdiplomike, nga Ministria e Jashtme Italiane për studimet master, nga ADA (OeAD) dhe MASHT, per studime të doktoratës, dhe nga CEEPUS për hulumtime shkencore dhe “Shkencëtar i Ri” nga “Right Livelihood” College, Bonn, Gjermani.

Ka qenë zëvendës ministër në MBPZHR në Qeverinë Kurti I dhe tani në Qeverinë Kurti II vazhdon po të njëjtën pozitë si zëvendës ministër.

Imriu ka qenë asistent i angazhuar pranë Fakultetit të Bujqësisë, në UP, në periudhën 2010-2012. Ka qenë hulumtues në Departamentin e Sistemeve të Qëndrueshme Bujqësore në BOKU, Vjenë nga viti 2013.

Nga 2017 është pjesë e stafit akademik-ligjërues në Kolegjin UBT, gjatë periudhave qeveritare ka pezulluar angazhimin si ligjërues, për pozitën që i është besuar, si i emëruar politik.

Ka përfunduar Shkollën Politike, të organizuar nga PIPS dhe Këshilli i Evropës, Shkolla për Studime Politike. Eshtë aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje!, formalisht nga 2012, ishte pjesë e nënkomitetit për Bujqësi në Viti, pastaj një nga themeluesit e Grupit punues të LVV në Vjenë dhe koordinator i komitetit për Bujqësi në LVV.

Imriu ishte kandidat për deputet, për LVV! në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, të 2019.

Ai ka njohuri të mira për sektorin nga perspektiva të ndryshme, praktikuesit, hulumtuesit, ligjëruesit, politikbërësit dhe tani politikzbatuesit.

Imri.Demelezi@rks-gov.net
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30