MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zgjatet deri më 20 prill afati për aplikim për pagesa direkte

09.04.2015

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka vendosur që afati për aplikim për pagesa direkte për grurë, misër, luledielli, farë gruri, perime në fushë të hapur dhe pemishte ekzistuese për vitin 2015, të zgjatet deri më 20 Prill 2015.

Kjo zgjatje e periudhës për aplikim po bëhet për shkak të kërkesave të fermerëve dhe Drejtorive Komunale për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, duke iu mundësuar në këtë mënyrë aplikimin të gjithë fermerëve që kultivojnë këto kultura bujqësore.

Procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë. Vazhdimi i afatit për aplikim nuk vlen edhe për projektet e zhvillimit rural/grantet. Për këtë të fundit aplikimi përfundon nesër.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31