Zgjatet deri më 01 qershor afati i aplikimit për subvencione
25.05.2022Prishtinë, 25 maj 2022- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton të gjithë fermerët e Republikës së Kosovës se afati për aplikim për pagesa direkte – subvencione për vitin 2022 është zgjatur deri më 01 qershor 2022 ora 16:00.
Ndërkaq, procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë dhe të gjithë të interesuarit informatat e hollësishme mund t’i gjejnë në web faqen e MBPZhR-së, www.mbpzhr-ks.net dhe në web faqen e AZhB-së, ewww.azhb-ks.net, si dhe në Drejtoritë Komunale për Bujqësi.