MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zëvendësministri vizitoi fabrikën e kërpudhave “Euro Mushrooms” në Klinë

21.07.2022

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi ka vizituar fabrikën e kërpudhave “Euro Mushrooms”,  e cila operon në Komunën e Klinës, ku është njoftuar nga afër me veprimtarinë e kësaj fabrike.

Me këtë rast, Zëvendësministri Demelezi i përgëzoi për arritjet e tyre dhe vlerësoi se kjo përkon me synimet për të shtuar qëndrueshmërinë e sektorit të bujqësisë, në këtë rast përmes inovacionit teknologjik-prodhues dhe kështu zhvillimin e bujqësisë së qëndrueshme në Kosovë.

Gjatë kësaj vizite, zëvendësministri u interesua edhe për mundësinë që Euromushrooms do të fillojë me ofertën për fermerë, pronarë serrash, ku gjatë sezonit të dimrit të interesuarit do të mund të kultivojnë kërpudha, të cilat kompania ua ofron për materialin për mbjellje, këshillimin dhe merr përsipër blerjen e prodhimit.

“Kjo do të ishte aktivitet dhe e hyrë shtesë për fermerë gjatë periudhës kur serrat pushojnë aktivitetin prodhues perimor apo rrinë të zbrazëta dhe sigurisht njohje e konsumatorëve me prodhimet kualitative të Kosovës. Kjo mundësi e krijuar është vlerë e shtuar për sektorin e bujqësisë dhe fermerët e Republikës së Kosovës”, theksoi Zëvendësministri Demelezi.

Ndryshe, në këtë fabrikë prodhohen kërpudhat ekzotike për eksport dhe shampinjone për konsum vendor, e po ashtu edhe kërpudhat morella.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30