MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zëvendësministri Ramadani mori pjesë në inaugurimin e fermës blegtorale

28.10.2020

Prishtinë, 28 tetor 2020 - Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nehat Ramadani bashkë me deputetin Fetah Rudin, morën pjesë në inaugurimin e fermës blegtorale në lagjen e Begajve në komunën e Malishevës.

Zëvendësministri Ramadani përgëzoi fermerin Qamil Begaj për guximin dhe kurajën për të investuar në këtë kohë pandemie.

Këtë investim, i cili ka startuar me kapacitet prej 30 krerësh të lopëve qumështore, z. Begaj e ka kryer me investim vetanak, ndërsa shpreson se në të ardhmen të përkrahet nga MBPZhR dhe komuna për zhvillim dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese për të cilën gjë, zëvendësministri Ramadani premtoi që edhe në të ardhmen, ai dhe fermerët në mbarë vendin do të vazhdojnë të kenë përkrahjen institucionale qoftë nëpërmjet pagesave direkte, por edhe skemës së granteve investive të cilat i ndanë MBPZhR përmes programeve të përvitshme.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31